Site icon Telegrafi

Podujeva rregullon dhe pastrohen shtretërit e lumenjve

Në kuadër të projekteve për rregullimin e infrastrukturës në sektorë të ndryshëm, Komuna e Podujevës po realizon investime edhe në pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve, në mënyrë që të minimizohet rreziku nga vërshimet.

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (DSHPMSH) e Komunës së Podujevës këto ditë është duke realizuar projekte për pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve, me qëllim të mënjanimit rrezikut nga vërshimet dhe minimizimit të dëmeve që po shkaktohen sidomos në bujqësi, si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati.
Drejtori i DSHPMSH, Faik Muçiqi, tha se punimet në pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve janë duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë dhe pret finalizim e tyre me kohë.

“Janë duke u zhvilluar punime në zgjerimin dhe pastrimin shtratit të lumit Batllava, ku nga vërshimet çdo vit janë shkaktuar dëme kryesit në pronat bujqësore, pastaj lumin në Bellopojë, Tërnavë, Halabak, nga rruga Lluzhan – Orllan, me gjatësi 19.3 km”, tha Muçiqi.

Drejtori Muçiqi tha se krahas realizimit të këtyre projekteve janë duke u zhvilluar procedurat e tenderimit edhe për rregullimin dhe pastrimin e shtratit të lumit nga fshati Shtedim deri në Miroc në një gjatësi 3.3 km dhe nga Shtedimi në fshatin Dumnicë në gjatësi 3.5 km.
Punët në pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve në këto fshatra është duke i kryer kompania “Bini”. /Telegrafi/

Exit mobile version