Site icon Telegrafi

Podujeva ka krijuar shumë lehtësira për investitorët

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Angelika Viets, ku ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, me theks të veçantë nxitjen e investimeve nga bizneset gjermane në komunën e Podujevës.

Kryetari Veliu u shpreh i kënaqur për vizitën dhe tregoi gatishmërinë për bashkëpunim në çdo kohë me investitorët evropianë, e me theks të veçantë nga Gjermania.

“Bashkë me kryeministrin Isa Mustafa kam marrë pjesë në disa takime, gjatë vizitave që kemi pasur në Gjermani dhe, së bashku me të, gjithmonë kemi shprehur interesim për sjelljen e investitorëve nga Perëndimi, me theks të veçantë nga Gjermania, duke pesë për bazë kulturën e punës dhe zhvillimin ekonomik që e përfaqëson ky vend i fuqishëm evropian”, theksoi Veliu.

Ndërsa duke iu referuar kushteve që ofron Komuna e Podujevës për investitorët e huaj, kryetari Veliu tha se Podujeva është komuna që krijuar më së shumti lehtësira për investitorët potencialë.

Ambasadorja Viets shprehu kënaqësinë që po qëndron për vizitë në një komunë, për të cilën tha së ka veçori dhe potenciale të rëndësishme. Ajo shprehu angazhimin e saj të plotë për rritje të bashkëpunimit me qëllim të krijimit të sa më shumë kontakteve në mes investitorëve potencialë dhe institucioneve lokale në Podujevë.

Ambasadorja Viets foli edhe për sukseset e fundit të Republikës së Kosovës, siç është nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA), për të cilën tha se do të krijojë lehtësira për bizneset kosovare që produktet e tyre t’i nxjerrin në tregun evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version