Lukas Podolski vazhdon të luajë futboll edhe në moshën 37 vjeçare tek skuadra polake Gornik Zarbze.
Sulmuesi gjerman së fundmi me skuadrën e tij ka marrë pjesë në një turne bamirës në sallë në Gjermani, por jo gjithçka ka shkuar mirë.
Përpos skuadrës polake në këtë turne kanë marrë pjesë edhe Hamburger SV, Karlsruher, 1FC Kaan Marienborn, Rot weiß Essen dhe Blau Weiß Lohne.
Podolski u bë viral nërrjet, pasi shkaktoi një penallti dhe përfundoi jashtë me karton të kuq pas protestave ndaj gjyqtarit, diçka që nuk ka ndodhur më parë në një ndeshje bamirësie
https://twitter.com/ReglaXVIII_/status/1612517470723514368?s=20&t=vZsfWhSnuZ-ul7wtOg52xg
Sulmuesi i njohur për golat e tij të bukur, pengoi me duar një lojtar kundërshtar, më pas shpërtheu ndaj vendimit të kryesorit për ta nxjerrë jashtë me karton të kuq.
Das hat Seltenheitswert. 😱 Beim „schauinsland reisen Cup 2023‘‘, einem Hallenturnier für den guten Zweck, sorgte Lukas Podolski mit einer Roten Karte für Aufsehen. 🧐 pic.twitter.com/jygNAqjkkE
— Sky Sport CH (@SkySportCH) January 9, 2023
Pasi doli me të kuq, Podolski nuk ishte i kënaqur me vendimin e gjyqtarit dhe e gjuajti atë edhe me ujë.
Ish-reprezentuesi gjerman nuk ishte i qetë as në ndeshjen ndaj Hamburgut, ku pati një konflikt me reprezentuesin e Kosovës U21, Valon Zumberin.
https://twitter.com/binjitastisch/status/1612078837063634945?s=20&t=vZsfWhSnuZ-ul7wtOg52xg
Gjithçka nisi pasi Zumberi e ndali mirë sulmuesin dhe ai i nervozuar filloi konfliktin me mbrojtësin e talentuar kosovar.
Megjithatë Zumberit nuk iu tremb syri pasi u ngrit në këmbë dhe u përplas me Podolskin, derisa u desh ndërhyrja e gjyqtarit dhe lojtarëve të tjerë për t’i qetësuar gjakrat.
Gjithsesi në fund të ndeshjes dyshja u pajtua dhe u panë duke u përqafuar mes vete dhe të buzëqeshur.
Nga ky turne janë mbledhur dy milionë euro që do të shkojnë për bamirësi, por Podolski ka arritur tani të bëhet përsëri viral, por jo për golat e tij. /Telegrafi/