Ish-ylli i Arsenalit, Lukas Podolski, thotë se Arsene Wenger duhet të mbetet në krye të Arsenalit.
31 vjeçari ka luajtur nën drejtimin e Wengerit për tri vjet para kalimit te Galatasaray në vitin 2015
“Unë nuk e di ndonjë trajner që mund ta zëvëndësojë atë. Ai është vet Arsenali”.
“Unë e shikoj secilën ndeshje, kur nuk arrij ta shikoj ‘live’, atëherë në rrjetet sociale, por nuk e di se çka ka ndodhur me të”.
“Wenger është burrë i mirë dhe trajner i madh”.
“Ai e ka bërë klubin të madh nga asgjëja dhe do të jetë shumë interesant të shohim çka do të ndodhë në muajt në vazhdim”, deklaroi Podolski.
Podolski të mërkurën mbrëma realizoi ndeshjen e fundit në fanellën e kombëtares gjermane duke siguruar fitoren në miqësoren ndaj Anglisë me një eurogol.
31 vjeçari pritet të shkojë në Japoni te Vissel Kobe qysh në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/