Telegrafi

Podolski nuk largohet nga Arsenali

“Dua t’i them dy gjëra. E para, nuk mund t’ua ndërpres interesimin klubeve për mua dhe gjithmonë ka njerëz prapa skenave, të cilët duan të nxjerrin diçka në këtë biznes”.

“E dyta, çdo interesim më bën krenar, sepse është një vlerësim i paraqitjeve të mia në Londër”.

“E vlerësoj shumë. Megjithatë, mund të them me sinqeritet: Nuk po përgatitem për ndonjë ndryshim”, ka deklaruar 27-vjeçari. /Telegrafi/