Edhe pse Arsenali është poshtë Tottenhamit në tabelën e Ligës Premier, Topçinjtë treguan forcën reale të tyre dhe fituan me rezultat 2-0.
Golin e parë në takim e shënoi Shkodran Mustafi, duke i dhënë kështu epërsinë vendasve me një gol të bukur me kokë.
Këtij goli iu gëzua edhe Lukas Podolski, i cili nëpërmjet një postimi në Twitter tregoi gëzimin e tij për golin e shqiptarit.
Sulmuesi gjerman kaloi tri sezone te Arsenali para se të huazohej te Interi dhe pastaj të shitej te Galatasaray. Por, i kanë mjaftuar 82 ndeshje që gjermani dhe tifozët e klubit anglez të krijojnë respekt reciprok maksimal.
Podolski është i njohur për postimet e tij në rrjetet sociale me plotë shaka dhe kjo ka bërë paksa që tifozët e Arsenalit ta pëlqejnë si karakter.
32-vjeçari aktualisht është pjesë e klubit japonez, Vissel Kombe. /Telegrafi/