Telegrafi

Podolski: Liga Premier më e vështirë se Bundesliga

 Pavarësisht se tre skuadra gjermane janë kualifikuar në 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve, Podolski thotë se futbolli anglez ofron një sfidë më të madhe.

“Mendoj se është më vështirë këtu. Ju keni ndeshje të vështira dhe pastaj shihni ligën gjermane dhe ka vetëm një ekip aty – Bayerni”.

“Mendoj se kualiteti i ligës gjermane është shumë më i mirë tash, jo si që ishte pesë vite më parë. Por mendoj se Liga Premier është ca më e mirë”.

“Kur shikoni në ligë tash, ne kemi 15 ndeshje të mbetura dhe duhet të luftojmë për t’u kthyer në top katërshe”, ka thënë Podolski. /Telegrafi/