Telegrafi

Podkasti australian ndërpritet nga një gjarpër i madh

Një diskutim në një podkast australian u ndërpre nga një gjarpër i madh.

Andrew Ward i “Regen Farmers Mutual” po intervistohej nga drejtuesit e Fresh Perspectives, një podkast i firmës konsulentë me bazë në Sidnei “The Strategy Group”, transmeton Telegrafi.

Derisa Ward po fliste në podkast gjatë një video-lidhje një gjarpër piton zbriti nga çatia e verandës së tij.

“Një gjarpër është prapa teje”, i thanë nikoqirët e podkastit.

Ward më pas ktheu kokën por qëndroi i qetë, dhe potencoi se pitoni nuk përbënte rrezik.

Ky lloj pitoni që u shfaq në shtëpinë e tij është johelmues dhe shpesh mbahet nga njerëzit si kafshë shtëpiake. /Telegrafi/