Telegrafi

Podgorica pa kushte për Prishtinën

Kryediplomati Hyseni, ka theksuar se në Ministrinë e Jashtme nuk ka arritur ndonjë njoftim zyrtar për kushtet e Malit të Zi, kurse kryetari Sejdiu as që ka marrë mundin të përgjigjet.

Ndërkohë, deputetë shqiptarë në Mal të Zi thanë se nuk i konsiderojnë si kushtëzime deklaratat e Vujanoviqit dhe se Podgorica është e interesuar për raporte të mira me Prishtinën.

Deputeti shqiptar në Mal të Zi Ferhat Dinosha tha sot për “Radio Kosovën” se nuk bëhet fjalë për kushtëzime. Sipas tij, mungesa e angazhimit të vetë malazezëve në Kosovë duket se ka ndikuar që ata të mos figurojnë në Kushtetutë. /ktv/rtk/telegrafi/