Telegrafi

Pocophone i ri i me çmim të lirë dhe performanca të larta

Faqja e internetit Leaks e kishte treguar tashmë se nën markën e Xiaomi, Poco së shpejti mund të lansojë një smartphone të ri të lirë, dhe me performanca të larta.

Siç raporton Gizchina, telefoni tjetër Poco e ka marrë këtë leje. Nuk dihet se cili model është në të vërtetë. Numri i modelit M2004J11G tregohet në certifikatë. Gizchina dyshon se modeli Poco F2 i ri mund të fshihet pas numrit, transmeton Telegrafi.

Me miratimin e suksesshëm, smartphone i ri së shpejti mund të paraqitet. Bosi i Pocophone, Alvin Tse, kishte njoftuar tashmë në Twitter në dhjetor 2019, që ata njerëzit “do të dëgjonin më shumë për Pocon në vitin 2020”.

Sidoqoftë, shkrimi në Twitter është fshirë menjëherë.

Disa dyshojnë se Poco F2 i ri mund të ketë një dizajn të ngjashëm me Redmi K30.

Smartphone vjen me ekran 120-Hz dhe 5G dhe kushton vetëm 260 euro. /Telegrafi/