Zyrtari i Xiaomi, Lu Weibing u mburr në mediat sociale se telefoni inteligjent Poxo X3 Pro ka qenë një sukses i madh në Evropë.
Poco X3 Pro ishte telefoni celular më i shitur i Amazon në gjashtë tregje kyçe të Evropës Perëndimore, Spanjë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Mbretëri të Bashkuar.
Lu ka postuar edhe një foto me tekstin, duke treguar kështu se Poco është zhvilluar në mënyrë mbresëlënëse në vitin 2021.
Poco X3 Pro është një pajisje e shkëlqyer dhe kjo u dëshmua nga shitjet gjatë ‘Black Friday’.
Ai doli në shitje në mars të këtij viti për 249 dhe 299 euro, por gjatë ‘Black Friday’ ishte me një zbritje të madhe, kështu që versioni me 6 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme kushtonte 179 euro, ndërsa versioni me 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme nga 200 deri në 220 euro. /Telegrafi/