Mauricio Pochettino po gjen saktësisht të njëjtin problem që kishin Thomas Tuchel dhe Unai Emery në Paris Saint-Germain, me stolin e skuadër që vazhdon të jetë një vend i nxehtë dhe me shumë trajnerë që e synojnë, pasi i radhës duket se është Zinedine Zidane.
Trajneri argjentinas ka folur publikisht për sfidat që janë unike për rolin trajnerit në “Parc des Princes”.
Ata që janë në pushtet prapa skenave, veçanërisht drejtori i futbollit Leonardo, pohojnë se Zinedine Zidane duhet të jetë trajneri i ardhshëm i klubit.
Dhoma e zhveshjes së Paris Saint-Germain është krahasuar me një labirint dhe situata është bërë më sfiduese pë trajneri argjentinas.
Zidane ishte i lidhur me një kalim të menjëhershëm në Paris, por klubi nuk e lejoi Pochettinon të fliste me Man Utd, duke e ndërprerë këtë mundësi. C
Problemi i trajnerit te PSG është se klubi merr shumë vendime për lëvizjen dhe transferimet e lojtarëve, si dhe privilegje të caktuara për yjet e skuadrës pa biseduar me trajnerin.
Kjo e vendos trajnerin në një situatë të pamundur dhe ndonjëherë nuk është e lehtë të bashkosh një skuadër për një ndeshje.
Një shembull kryesor i kësaj erdhi në ditën pas ceremonisë së “Topit të Artë” në të cilën Lionel Messi fitoi çmimin.
Stërvitja nuk ishte e plotë një ditë më pas, pasi një numër i madh lojtarësh munguan, gjë për të cilën Pochettino mbeti i tërbuar.
Megjithatë, klubi e injoroi problemin, ashtu siç ka bërë edhe në momente të tjera tensioni.
Pochettino do t’i duhet mbijetojë për pjesës së mbetur të kësaj fushate, me dritaren mundësinë që stoli i Manchester United të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Ndërkohë, Zidane mbetet spektator nga larg për zhvillimet në PSG, takimet dhe kontaktet mes tij dhe klubit janë mohuar, por dëshira nga të dyja palët ekziston dhe pritet që të nis një projekt të ri së bashku sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/