Telegrafi

Pochettino: Tottenhami mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Mauricio Pochettino (Foto: Maja Hitij/Getty Images/Guliver)

Mauricio Pochettino këmbëngul dhe beson se Tottenham Hotspur mund të mposhtë çdo ekip në Evropë, përpara ndeshjes kthyese të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund.

Spurs përballet me Dortmundit në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve dhe kanë mundësi reale për të kaluar tutje pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë të ndeshjes.

Megjithatë, forma i ka braktisur ata në Ligën Premier me vetëm një pikë nga nëntë të mundshmet, por trajneri argjentinas beson se skuadra e tij mund të shkoj deri në fund të garës.

Lexo po ashtu Tottenhami fiton bindshëm përballjen e parë ndaj Borussia Dortmundit, me një këmbë në çerekfinale

“Një garë si Liga e Kampionëve, Liga e Evropës ose kupat vendore nuk ju duhet vetëm për të fituar ndeshjet, por duhet të keni më shumë se fat për të arritur të luani finalen”, ka thënë fillimisht Pochettino në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Mendoj se shumë rrethana janë të përfshira ndonjëherë, ku ju mund të arrini të luani një finale dhe ndoshta nuk jeni ekipi më i mirë”.

“Gjithmonë për mua më e rëndësishmja është Liga Premier ose Bundesliga. Ekipi më i qëndrueshëm gjithmonë fiton dhe ekipi më i mirë gjithmonë mund 19-të kundërshtarët e tjerë”.

Lexo po ashtu Liga e Kampionëve zgjedh formacionin e javës, dominojnë futbollistët e Tottenhamit

“Besimi, sigurisht, është se ne mund të mposhtim çdo ekip, por tani mendoj se duhet të bëjmë një punë shumë të mirë, të jemi profesionistë, të jemi agresivë dhe të përpiqemi të harrojmë ndeshjen e parë”.

“Në ambicien tonë dhe në mendjen tonë jemi gjithmonë pozitiv. Ne besojmë në veten tonë dhe sigurisht që mund të mundësh çdo ekip”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/