Site icon Telegrafi

Pochettino thotë se ai dhe Mbappe do të qëndrojnë në PSG sezonin e ardhshëm

Trajneri Mauricio Pochettino ka thënë se ai do të qëndrojë në Paris Saint-Germain, ashtu sikurse do të qëndrojë edhe Kylian Mbappe.

Pochettino dhe Mbappes kanë qenë shumë të përfolur së fundmi për t’u larguar në verë nga Parc des Princes, me francezin që është lidhur me një transferim te Real Madridit.

Megjithatë, trajneri argjentinas ka mohuar një gjë të tillë teksa ka thënë se të dy do të mbeten te PSG-ja.

Lexo po ashtu Mauricio Pochettino do të shkarkohet nga PSG, Antonio Conte në dispozicion për ta zëvendësuar

“Nga sot, unë do të qëndroj 100 për qind  – dhe e njëjta gjë vlen edhe për Kylian Mbappe”, ka thënë Pochettinos, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Lajmi vjen si një tronditje për shumë njerëz. Ishte përfolur fuqishëm se Pochettino do të largohej nga PSG në fund të këtij sezoni; pasi edhe përkundër titullit në Ligue 1, ata dështuan në Evropë.

Dhe Liga e Kampionëve, mbi të gjitha, është gara në të cilin PSG synon të fitojë, pasi Ligue 1 nuk cilësohet si sukses as nëse fitohet çdo sezon.

Lexo po ashtu Drejtuesit e Real Madridit besojnë se marrëveshja me Mbappen 'tashmë ka përfunduar'

Sa i përket Mbappes, ky është një lajm edhe më i madh. Kontrata e tij me PSG-në skadon në fund të këtij sezoni dhe të gjitha shenjat kishin treguar që ai të largohej për në Madrid në verë.

Lajmet për zgjatjen e Mbappes do të duhet të bëhen publike që kjo të bëhet konkrete, por komentet e Pochettinos sigurisht që do t’i kenë shkaktuar tifozëve të Realit shkak për shqetësim. /Telegrafi/

Exit mobile version