Telegrafi

Pochettino: Situata aktuale e Sergio Ramos është e ndryshme nga ajo e vitit 2014 – as e Neymar e Messi

Paris Saint-Germain është kthyer në skuadrën më të përfolur të Evropës këtë sezon, pasi kanë ofruar lojtarë të mëdhenj në afatin e fundit kalimtar.

Por njëri nga ta ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje. Bëhet fjalë për Sergio Ramosin, ndërsa trajneri Mauricio Pochettino la të kuptohet se lavditë e mëparshme nuk ofrojnë garanci.

“Ndoshta situata e Sergio Ramos është e ndryshme nga ajo që ishte në 2014, ose me atë të [Lionel] Messit ose Neymar. Këta lojtarë janë kampionë të mëdhenj, por ata duhet të përshtaten me realitetin”.

“Ne të gjithë kemi në mendjen tonë se jemi më të mirët, por ata duhet të jenë në atë nivel. Nëse e marrin atë etiketë, sigurisht që ne mund të arrijmë gjithçka”.

“Por lufta fillon me marrjen e më të mirës nga çdo individ. Orkestra (ekipi) duhet të jetë në harmoni”, ka thënë Pochettino për ‘Universo Valdano’ në Movistar+.

Një nga yjet e PSG -së që ka qenë në formë këtë sezon, por mund të largohet është Kylian Mbappe, por Pochettino mendon se sulmuesi i ri është i qetë dhe i fokusuar.

“Unë mendoj se klubi ishte i fortë. Ideja ishte që ai të qëndronte me ne dhe Mbappe duket i qetë”.

“Ai është një profesionist i madh dhe ka respektuar situatën e tij. Ai është një djalë inteligjent, i ri, por i pjekur”.

“Si futbollist ai është i jashtëzakonshëm. Një kampion botëror. Ai është e tashmja dhe e ardhmja”, deklaroi Pochettino. /Telegrafi/