Telegrafi

Pochettino nuk e dëshiron rikthimin në Spanjë, e refuzon ofertën e parë

Mauricio Pochettino,kur ishte te Tottenham (Foto: Matthew Lewis/Getty Images)

Mauricio Pochettino refuzon rikthimin në Spanjë, pasi Real Betis i ka bërë ofertë.

Ish-trajneri i Espanyol dhe Tottenhamit, i shkarkuar rreth 40 ditë më parë, ka marrë një ofertë nga klubi spanjoll Real Betis.

Pochettino duke parë edhe pozicionin aspak komode që ka klubi, ai e ka refuzuar stolin e skuadrës andaluziane.

Mauricio Pochettino (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Pozita e trajneri Rubi është shumë e vështirë dhe është shumë pranë shkarkimit.

Pochettino mund të ndryshojë mendje, por gjasat janë që ai të pushojë deri në verë. /Telegrafi/