Mauricio Pochettino refuzon rikthimin në Spanjë, pasi Real Betis i ka bërë ofertë.
Ish-trajneri i Espanyol dhe Tottenhamit, i shkarkuar rreth 40 ditë më parë, ka marrë një ofertë nga klubi spanjoll Real Betis.
Pochettino duke parë edhe pozicionin aspak komode që ka klubi, ai e ka refuzuar stolin e skuadrës andaluziane.
Pozita e trajneri Rubi është shumë e vështirë dhe është shumë pranë shkarkimit.
Pochettino mund të ndryshojë mendje, por gjasat janë që ai të pushojë deri në verë. /Telegrafi/