Site icon Telegrafi

Pochettino: PSG është ekipi im, e dua këtë klub

Mauricio Pochettino ka folur me elozhe për kampionin e Ligue 1, Paris Saint-Germain, duke theksuar se një ditë dëshiron t’i bashkohet kësaj skuadre.

Trajneri aktual i Tottenhamit Hotspur ka kaluar gati tri vite te PSG, ku ka kaluar kohë shumë të mira dhe për atë e josh një rikthim si trajner të gjiganti francez.

Lexo po ashtu Ky është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave sipas Pochettinos

“PSG është ekipi im. E dua PSG-n. Kam kaluar gati tre vjet atje”, ka thënë fillimisht Pochettino për SFR Sport.

“Kam kaluar disa kohë, gjashtë muaj, me Bordeaux, por unë kam qenë kapiten në PSG dhe se gjithmonë do të jetë e veçantë për mua”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Capello: Shkaku i Rusisë e refuzova një klub të madh

Pochettino ka shprehur edhe më parë dëshirën për t’u kthyer në Francë në një fazë gjatë karrierës së tij si trajner.

Ai i tha stacionin e radios RMC në prill të vitit 2016: “Unë gjithmonë kam thënë se do të jem i kënaqur për t’u bashkuar me një klub të madh si PSG. Kjo është pjesë e ëndrrave të mia”. /Telegrafi/

Pocchettino me fanellën e PSG-së
Exit mobile version