Telegrafi

Pochettino: Po ta fitonim Ligën e Kampionëve, do të largohesha nga Tottenhami

Tottenham Hotspur humbi në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Trajneri i skuadrës londineze, Mauricio Pochettino pranoi se ishte i gatshëm të largohej nga klubi në rast të një triumfi në finalen e garës elitare evropiane.

Para dy muajve raportohej se argjentinasi do të largohet nga klubi pas pesë vjetësh në Londër, megjithatë, ai mbeti te Spursat.

“Largimi i mundshëm është diçka që unë e kam menduar shpesh, kështu që gjithmonë i vë interesat e klubit përpara vetes. Nëse rezultati i finales do të ishte i ndryshëm, unë me siguri do të shkoja dhe do t’i jepja ekipit një mundësi për të hapur një kapitull të ri”, tha Pochettino.

Spursat aktualisht janë në Singapor, ku po përgatiten për sezonin e ri përmes ndeshjeve në International Champions Cup.

Ndryshe, Tottenhami sezonin e kaluar u renditen në pozitën e katërt të renditjes tabelore të Ligës Premier gjersa humbi 2-0 në finalen e ligës kryesore evropiane për klube të zhvilluar në Madrid. /Telegrafi/