Site icon Telegrafi

Pochettino pas humbjes nga City: Jemi shumë të zhgënjyer, por në futboll duhet të besosh

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka folur pas humbjes nga Manchester City në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

PSG u mposht në shtëpi nga City me rezultat 2-1, duke bërë një hap fals drejt kualifikimit në finalen e madhe.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri argjentinas i PSG-së, Pochettino, i cili thotë se u mposhten nga episodet dhe se ndeshje ishte thuajse e barabartë.

Lexo po ashtu Dy gola të shënuar, një karton i kuq dhe futboll i bukur - City fiton duelin e parë përballë PSG-së

“Kishte dy pjesë të ndryshme. Në pjesën e parë bëmë mirë. Krijuam shanse dhe meritonim epërsinë, por në pjesën e dytë ata ishin më të mirë se ne”, ka thënë fillimisht Pochettino pas ndeshjes për BT Sport.

“Të dy golat ishin aksidentale, por ata krijuan më shumë se ne. Në fund të fundit ishte një nga një pjesë për secilin prej ekipeve”.

“Jemi shumë të zhgënjyer me dy golat. Është e vështirë të pranosh që kjo ndodhi në gjysmëfinale – është me të vërtetë e dhimbshme”.

Lexo po ashtu Mahrez më i miri: PSG 1-2 Manchester City, notat e lojtarëve

“Në pjesën e dytë ata ishin më të qëndrueshëm. Ishte e vështirë për ne t’i përballonim. Fizikisht ata ishin më agresivë. Ishte e vështirë për ne të rikuperonim topin”.

“Në futboll duhet të besosh. Ne shkojmë në ndeshjen kthyese brenda gjashtë ditësh dhe do të përpiqemi të fitojmë dhe të shënojmë gola. Sigurisht që jemi nën një presion të vogël, por në futboll duhet të provosh”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Exit mobile version