Telegrafi

Pochettino, objektivi kryesor për trajner të Bayernit

Mauricio Pochettino është trajneri që pëlqehet më shumë nga drejtuesit e klubit gjerman, Bayern Munich.

Bavarezët kanë shkarkuar nga detyra e trajnerit, kroatin Niko Kovac në fillim të këtij muaji.

Hansi Flick ka marrë përsipër skuadrën e parë në baza të përkohshme, por gjigantët gjermanë janë ende në kërkim të pasuesit të Kovacit.

Lexo po ashtu Pochettino nuk do të mbetet gjatë pa punë, tri klube i vihen pas menjëherë

Sipas mediumit Sky Sports, Bayern e ka identifikuar Pochettinon si kandidatin kryesor për të trashëguar rolin e menaxherit të përhershëm në Allianz Arena.

Pochettino papritmas u bë i disponueshëm pasi u shkarkua nga Tottenhami të martën dhe Bayern janë gati të afrohen me argjentinasin.

Ndryshe, 47-vjeçari ka një klauzolë kompensimi prej 12.5 milionësh në kontratën e tij te Spurs dhe shifra është caktuar t’i paguhet atij me këste. /Telegrafi/