Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka folur në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së Kupës së Francës kundër Brest.
Ai e ka konfirmuar mungesën e Neymarit, duke thënë se mund të jetë gati për Barcelonën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve
“Ai po shërohet dhe në ditët në vijim do të dimë nëse ai mund të jetë me ne javën tjetër”.
“Barcelona? Le të mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme. Kjo është mënyra më e mirë për t’u përgatitur për atë kundër Barcelonës. Ne e dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, Brest nuk do ta bëjë më të lehtë”, deklaroi Pochettino.
Tutje ai u pyet se a dëshiron që Kylian Mbappé të qëndrojë në Paris, duke dhënë konfirmimin e tij.
“Një marrëdhënie shumë e natyrshme është krijuar mes nesh, ai është një person që unë e vlerësoj. Është një vendim që prek dy palë: lojtarin dhe klubin”.
“Klubi dëshiron të qëndroj dhe unë gjithashtu. Nga këndvështrimi im ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin. Shpresojmë që ai të qëndrojë në PSG për disa vjet”, ka deklaruar trajneri argjentinas. /Telegrafi/