Telegrafi

Pochettino i lumtur te Tottenhami përkundër spekulimeve për Unitedin

Menaxheri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka deklaruar se ai është i lumtur te Tottehami.

Tekniku i Spursave është shprehur tejet i kënaqur me klubin aktual.

Ka spekulime të shumta së fundmi se Pochettino është më i preferuari për të kaluar te Manchester United dhe madje ka marrë edhe bekimin e Sir Alex Ferguson.

“Gjëja më e rëndësishme është që të ndihem i lumtur këtu. Mendoj se Tottenhami më ka dhënë shumë vlerë’.

“Unë nuk di si të përgjigjem ndaj spekulimeve, por ndihem mirë te Tottenhami sepse ndjej mirënjohje për punën që kemi bërë”.

“Daniel Levy na rinovoi kontratat për pesë vjet sepse ka besuar tek ne. Kjo është një mirënjohje masive për ne”.

“Unë nuk dëgjoj atë që thuhet nëpër media. Gjëja më e rëndësishme është që këtu më bëjnë të ndihem si në shtëpi”, deklaroi Pochettino.

Tottenhami ka mundësi të kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve nëse mposht Barcelonën në udhëtim. /Telegrafi/