Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka dalë kundër futjes së VAR-it në Ligën Premier.
Duke folur para gazetarëve në një konferencë shtypi, Pochettino ka deklaruar se vonimi i futjes së VAR-it në Ligën Premier do të ishin i mirë për kampionatin, pasi ende nuk kanë informacionin e duhur dhe në Evropë askush nuk është i kënaqur me të.
“Është një ide e mirë të vonosh futjen e VAR-t në Ligën Premier, sepse nëse nuk kemi të gjithë informacionin ose nuk dimë se si do të funksionojë apo si ne mund të zhvillojmë më mirë sistemin, është më mirë të ndalet edhe për një vit ose më shumë”, ka thënë fillimisht Pochettino.
“Askush në Evropë nuk është i kënaqur me VAR-in dhe ajo që më shqetëson është se do të ketë një situatë ku futbolli fillon të fyejë fansat”.
“Nëse ndaloni për pesë minuta për një vendim, nuk e di se si do të sillen”.
“Teknologjia e vijës së golit është më e mira, por pas kësaj, bëhet fjalë për mënyrën se si gjyqtari i percepton gjërat”.
“Emocioni nuk do të jetë aty, ndjenjat dhe tensionet gjithashtu nuk do të jenë”.
“Ndoshta teknikisht është një prekje e topit me dorë, por ne e dimë shumë mirë kur është e qëllimshme dhe vetëm gjyqtari dhe lojtarët përreth mund ta vendosin atë”.
“Në video, ju nuk mund ta kuptoni këtë”, përfundoi trajneri i Tottenham Hotspur. /Telegrafi/