Telegrafi

Pochettino: Kisha shumë oferta për t’u largua nga Tottenhami

Mauricio Pochettino ka thënë se ai kishte shumë oferta nga klube të ndryshme, mirëpo asnjëra nga to nuk e ka zgjuar interesimin e tij.

Trajneri argjentinasi është shndërruar në njërin prej trajnerëve më të mirë në botën e futbollit, derisa ka zgjuar interesimin edhe të skuadrave si, Real Madrid, Manchester United, Barcelona dhe Juventus.

“Po, kam pasur shumë [oferta për t’u larguar]”, ka thënë Pochettino. “Kishte shumë oferta në këto pesë vite dhe Daniel [Levy] di për disa – por jo të gjitha”.

“[Ofertat ishin] nga kudo. Daniel e di shumë mirë se si është angazhimi ynë me klubin. Është masive, është më shumë sesa normale. Por, është normale që trajnerë të ndryshëm [të marrin oferta].

“Nëse pyetni [Pep] Guardiolan, nëse pyetni [Jurgen] Kloppin, kështu është kur pyet trajnerët më të mirë … Sigurisht Guardiola po punon në City dhe merr një telefonatë nga një klub tjetër. Klopp ose një trajner tjetër”.

Lexo po ashtu Pochettino: Po ta fitonim Ligën e Kampionëve, do të largohesha nga Tottenhami

“Kjo nuk e bën të veçantë për mua. Ju më pyetët dhe kjo është përgjigjja ime e sinqertë. Por, unë nuk e dua atë, kështu që mos e përdorni atë për të thënë se sa i mirë jam unë sepse thashë ‘jo'”.

Pochettino gjithashtu minimizoi çdo interes të kaluar për t’u larguar, duke thënë se do të kishte qenë një vendim i arsyeshëm për të bërë, por ai kishte vendosur të qëndronte me Spurs. /Telegrafi/