Telegrafi

Pochettino: Jam dashuruar me VAR-in

Mauricio Pochettino dhe Pep Guardiola (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, nuk e ka fshehur gëzimin pasa barazimit (2-2) ndaj Manchester Cityt në Etihad Stadium.

Vendasit shënuan edhe një gol të vonshëm përmes Gabriel Jesus, por që u anulua pas konsultimit të VAR-it, sepse paraprakisht kishte pasur prekje të topit me dorë nga Aymeric Laporte.

Lexo po ashtu Përfundon baras trileri mes Cityt dhe Tottenhamit në derbin e javës në Ligën Premier

“Jam dashuruar me VAR-in! Nganjëherë përfiton. Sot (e shtunë) dhe në Ligën e Kampionëve. Nuk mund ta ndalosh përparimin e teknologjisë”.

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Duhet ta pranojmë se po jetojmë në një epokë ndryshe. Sot përfituam ne, por duhet ta pranojmë edhe kur është kundër nesh”.

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme, njësoj si ishte edhe në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Pochettino për Sky Sports. /Telegrafi/