Telegrafi

Pochettino iu ka kërkuar drejtuesve largimin nga PSG

Mauricio Pochettino ka kërkuar të largohet nga Paris Saint-Germain vetëm pas disa muajsh në krye të kësaj skuadre.

Sipas Liberation, Pochettino ka njoftuar drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardon dhe presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi se ai dëshiron të lirohet menjëherë nga kontrata e tij.

Pochettino u emërua vetëm në janar të vitit 2021 dhe ka kontratë deri në qershor 2022.

Ka pasur raportime për një kthim në Tottenham, pasi ishte larguar nga ky klub në nëntor 2019.

Nëse argjentinasi largohet, atëherë ish-trajneri i Interit, Antonio Conte do të ishte një nga kandidatët kryesor për këtë post.

Pochettino ka qenë i lidhur edhe me Real Madridin, por sot ata konfirmuan Carlo Ancelotti si trajnerin e tyre. /Telegrafi/