Telegrafi

Pochettino është gati të thyej rekordin e klubit me transferimin e parë të verës

Mauricio Pochettino është i gatshëm të thyej rekordin e klubit të Tottenham Hotspur me transferimin e mesfushorit të Lyonit, Tanguy Ndombele.

Sipas mediumit Sky Sports, Spurs kanë hapur tashmë bisedimet me Lyonin për mesfushorin francez Ndombele.

Diskutimet janë vetëm në fazat e hershme, por nën-kampioni i Ligës së Kampionëve beson se mund të bëjë një ofertë që francezët nuk mund të refuzojmë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Tanguy Ndombele

Spurs janë të gatshëm të ofrojnë të paktën 60 milionë funte apo 67 milionë euro për francezin.

Tanguy Ndombele (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Kjo shifër do të eklipsonte 42 milionë funtet të shpenzuara për nënshkrimin e rekord të Davinson Sanchez nga Ajaxi në vitin 2017.

Edhe përkundër kësaj shifre, transferimi i Ndombeles do të jetë i vështirë pasi mesfushori ka qenë i lidhur edhe me Manchester Unitedin, Manchester Cityn dhe Juventusin. , ka qenë në radar Spurs që nga sezoni i kaluar. /Telegrafi/