Telegrafi

Pochettino e krahason Dembelen me Maradonan dhe Ronaldinhon

Getty Images

Menaxheri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, mendon se Mousa Dembele do të hyjë në listën e lojtarëve gjeni, ku ndodhet edhe legjenda argjentinase, Diego Maradona.

Në vitet e nëntëdhjeta, trajneri i Spursave ka luajtur pranë ikonës së futbollit te Newell’s Old Boys, prandaj e njeh atë nga afër.

Ai ka luajtur edhe me Ronaldinhon te Paris Saint-Germaini dhe disa futbollistë të tjerë kreativë gjatë karrierës së tij.

“Gjithmonë i them atij: ‘Mousa, kur ta shkruaj librin tim, ti do të jesh njëri prej lojtarëve të mi gjeni, të cilët kam pasur fatin t’i njoh'”.

“Një prej tyre është Maradona. Të tjerët ishin Ronaldinho, Okocha dhe De La Pena”.

“Gjithmonë i kemi thënë Mousas se po ta kishim marrë në moshë 18 apo 19 vjeçare, ai do të ishte bërë njëri prej lojtarëve më të mirë në botë. Shumë do të kisha dashur që ta merrja si 18 vjeçar”, ka deklaruar Pochettino. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Chelsea bën gati 100 milionë funte për pesë blerje