Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, ka thënë se Sergio Ramos është afër debutimit të tij të shumëpritur me klubin e ri.
Ramos u transferua në Paris nga Real Madrid këtë verë, duke e bërë atë një nga disa yje të profilit të lartë që po i bashkohej PSG-së.
Megjithatë, për shkak të lëndimeve, Ramos nuk ka luajtur ende për klubin e ri, por Pochettino thotë se debutimi i yllit spanjoll duket afër.
“Një fitues i Kupës së Botës si Sergio Ramos, me nivelin e tij garues dhe mentalitetin që ka, do ta ketë të vështirë të pranojë të mos luajë aq sa do të donte, por ai është shumë i fortë”.
“Ai po punon jashtëzakonisht shumë dhe ne mendojmë se po bën përparim të mirë. Ne duhet të jemi të durueshëm, dhe ai ka qenë. Kjo i referohet pjekurisë së tij, kështu që ne mendojmë se ai mund të kthehet në skuadër së shpejti”.
“Ai ka qenë në stërvitje të plotë tre herë këtë javë. Ai po e përballon mirë ngarkesën e punës dhe ky është një hap i rëndësishëm për t’iu afruar konkurrencës”, ka deklaruar Pochettino.
🔝✊ Today's winners!
❤️💙 #WeAreParis pic.twitter.com/T9AG7OSgH6
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) November 19, 2021
Ramos është duke u përballur me një lëndim në kofshë që nga transferimi në Paris, gjë që e ka detyruar atë të humbasë 13 ndeshjet e para./Telegrafi/