Trajneri i ri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka folur për të ardhmen e Kylian Mbappes, duke thënë se beson që ai do të vazhdojë të qëndrojë në klub.
Tash e disa javë po flitet që Kylian Mbappe ose Neymar do të largohet nga PSG.
Pochettino beson që ylli i ri francez do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së.
“Ka shumë thashetheme, por mendoj se ai do të jetë në PSG për shumë vite që do të vijnë, dhe kjo është shpresa e klubit. Ne jemi duke shpresuar tek ai për sa kohë që jemi këtu”.
Tutje ai shtoi se lojtari duhet të marr një vendin, pasi oferta për rinovim është në tavolinë.
“Është e vërtetë që ai duhet të marrë një vendim [për të ardhmen e tij], por ai duket i lumtur dhe shumë i përkushtuar ndaj këtij projekti”, ka thënë trajneri argjentinas. /Telegrafi/