Telegrafi

Pochettino: Bëhet fjalë për Cityn, prandaj kanë mbetur edhe 90 minuta lojë

Mauricio Pochettino dhe Hugo Lloris (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Spursat shënuan fitore minimale para tifozëve të vet me golin e Heung-Min Son të shënuar në gjysmën e dytë, ndërkohë që Hugo Lloris e mbrojti penalltinë e Sergio Agueros në pjesën e parë.

Lexo po ashtu Tottenhami fiton ndaj Cityt me epërsi minimale

“Ishte një ndeshje e pabesueshme. Ishte shumë vështirë. Mirëpo është fala për Manchester Cityn, ndërsa është edhe sfida kthyese”.

Përshëndetja e Mauricio Pochettinos me gjyqtarët (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Jemi të kënaqur se treguam cilësi të shkëlqyer. Paraqitja ishte e mirë, por janë edhe 90 minuta të tjera për t’u zhvilluar”.

“Mbrojtja e penalltisë mendoj se na dha vetëbesim. Mendoj se pati shumë gjëra pozitive”, ka thënë Pochettino për BT Sport. /Telegrafi/