Trajneri i Tottenham Hotspurs, Mauricio Pochettino ka arritur marrëveshje me klubin londinez për rinovimin e kontratës.
Kështu tekniku argjentinas do të synojë që të vazhdoj me rezultate të mira si këtë sezon deri në skadimin e kontratës, pra në vitin 2021.
Aktualisht, Pochettino është në vendin e dytë në Ligën Premier dhe matematikisht në garë për titull, kur kanë mbetur edhe pak ndeshje deri në fund.
Kujtojmë se 44-vjeçari kishte ardhur në postin e ekipit londinez pas drejtimit të skuadrës së Southhamptonit. /Telegrafi/