Site icon Telegrafi

Pochetino konfirmon lëndimin e Kane

Trajneri i Tottenhamit ka njoftuar se Harry Kane ka pësuar një lëndim në ligamentin e gjurit.

Në ndeshjen e së dielës përballë Sunderlandit, sulmuesi i Tottenhamit, gjatë një dueli me Papy Djilobodji, ka mbetur i lënduar dhe është dashur që të bartet për t’u larguar nga fusha.

Sipas Mauricio Pochettinos, Kane ka lënduar ligamentin e gjurit, por nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar sesa do të mungojë reprezentuesi anglez.

“Kane ka marrë një goditje në gju dhe ka lënduar ligamentin”.

“Ne do ta vëzhgojmë gjendjen e tij dhe nuk mund të japim asnjë datë se kur do të kthehet”, ka deklaruar Pochettino.

Sipas disa raportimeve në Angli, Kane mund të mungojë deri në dy muaj.

Exit mobile version