Tottenhami është në krizë dhe trajneri, Mauricio Pochettino, thotë se mund të shkarkohet, por nuk e kritikon klubin.
Trajneri i Tottenhamit që është në krye të skuadrës qe katër vite, mund të mbetet pa punë.
“Nuk do të kritikoj klubin për asgjë. Të gjitha vendimet janë tonat. Unë do të qëndroj me ekipin deri në fund. Ndoshta mund të jem këtu pas pesë vitesh, ndoshta mund të iki pas një jave, por gjithmonë do të flasim mirë për skuadrën e për të arritur atë që duam”.
“Jam shumë i qetë, do të jap më të mirën time deri në fund.”
“Mënyra si i pësojmë golat është e dhimbshme, por në futboll ndodh gjithçka e duhet të qëndrojmë të fortë”.
“Alli është rikthyer në stërvitje, por nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm. Lloris ishte i stresuar që në ndeshjen me Manchester United për shkak të gjyqit, më pas i ndodhi edhe dëmtimi. Mendoj se ai do të qetësohet me kalimin e kohës”.
Ndeshja e ardhshme për Tottenhamin në Ligën Premier do të jetë në fushën e Brightonit. /Telegrafi/