Site icon Telegrafi

Pobega: Dua të rikthehem te Milani

Mesfushori i Spezias, Tommaso Pobega pranoi se ai e shikonte Juventusin si fëmijë, por theksoi se ai dëshiron një rikthim te Milani.

Rossonerët rinovuan kontratën me Pobegan deri në qershor të vitit 2025 në qershor, pasi ai u kthye nga një periudhë e shkëlqyer huazimi në Serie B me Pordenone.

Ai u huazua sërish për të fituar përvojë të mëtejshme të ekipit të parë në Spezia në Serie A dhe ka ndihmuar skuadrën e sapo promovuar të marrë tetë pikë nga shtatë ndeshjet e tyre të para.

“Si fëmijë isha tifoz i Juventusit. Në 2012, Cagliari-Juventus u luajt në Trieste dhe unë isha një nga djemtë me top”, ka thënë ai për La Gazzetta dello Sport.

“Atë mbrëmje, Juve i [Antonio] Contes fitoi Scudetton. Pastaj, unë isha mbledhës i topave edhe në San Siro”.

“Unë u transferova në Milano në moshën 14-vjeçare. Kam pasur një përvojë të mrekullueshme, por ishte e vështirë. Në Trieste unë isha ylli dhe te Milani nuk luaja shumë në fillim”.

“Shkolla e dytë me konvikt ishte e bashkangjitur në stadium. Nga dritarja mund të shihja San Siro. Kur isha i vogël, lojtari im i preferuar ishte Bastian Schëeinsteiger, më pëlqente se si ai lëvizte në fushë”.

Pobega synon një rikthim te Milani, pas kohës së tij me Spezian dhe shpreson të bëjë përshtypje në Serie A këtë sezon.

“Maldini, para se të më dërgonte në huazim te Spezia, më uroi fat të mirë dhe më inkurajoi të punoja shumë sepse Milani vazhdon të më ndjekë”, shtoi ai.

“Këtu dua të kthehem. Para se të transferohesha në Spezia, unë kam luajtur në miqësoret kundër Monzas dhe Vicenzas”.

“E kuptova që Milani ishte gati për atë hap. Ata janë një ekip i shkëlqyeshëm, të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë në fushë dhe karakteristikat e individëve”.

“Por, unë isha i trishtuar kur luaja me Spezian në një San Siro të zbrazët, ishte me të vërtetë trishtuese”.

Pobega ka shënuar dy gola në gjashtë ndeshje në Serie A për Spezian dhe i pari erdhi në humbjen 4-1 kundër Juventusit. /Telegrafi/

Exit mobile version