Site icon Telegrafi

Po i zvogëlohej gjoksi e po i zmadhohej stomaku – e tmerrshme ajo që i nxorën mjekët nga trupi (Foto)

Një grua është detyruar të shkojë me urgjencë në spital për të mësuar nga mjekët se çfarë kishte ndodhur me gjoksin e saj.

Gruaja në mesomoshë, mbiemri i së cilës është Wang, ka thënë se disa vite më parë ajo kishte bërë një ndërhyrje në gjoks.

Kohët e fundit ajo kishte vënë re se gjoksi i saj sa vinte dhe zvogëlohej, ndërsa pjesa e barkut dhe e stomakut sa vinin e zgjeroheshin.

Pas ekzaminimit, mjekët arritën të zbulonin se gjoksi i Wang kishte “zbritur” në stomak.

Ata arritën të zbulonin se në gjoksin e gruas ishte futur një lloj substance e quajtur “Amazingel”, i cili 10 vite më parë nuk lejohej të përdorej në Kinë.

Nga njëra anë, substanca është kancerogjene dhe nga ana tjetër, ajo është e lëvizshme dhe e papërshtatshme me trupin njerëzor, që do të thotë se xheli mund të lëvizë nga gjoksi në stomak apo në pjesë të tjera të organizmit.

Mjekët u detyruan t’i bënin operacion trupit të gruas për të nxjerrë nga stomaku lëndën kancerogjene dhe më pas e kanë nënshtruar në një sërë analizash për të parë se në ç’gjendje ndodhet organizmi i saj. /JOQ/

Exit mobile version