Telegrafi

Po zbriste shkallëve elektrike së bashku me fëmijët, kinezes i rrëshqet aksidentalisht nga dora foshnjë katërmuajshe – bie për vdekje (Video, +16)

Një gruas në Kinë i ka rrëshqitur aksidentalisht nga duart foshnja që e mbante derisa po zbriste shkallëve elektrike në një qendër tregtare, ku mbeti e vdekur në vend pasi ra nga një lartësi relativisht e madhe.

Gjinia e foshnjës nuk është zbuluar, ndërsa humbi jetën kur ra nga në tokë derisa e ëma humbi baraspeshimin në kohën kur po zbriste shkallëve elektrike së bashku me dy fëmijët e tjerë, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar gruan duke mbajtur në duar foshnjën katërmuajshe, dhe në momentin që shkel në shkallët elektrike humb baraspeshimin dhe i rrëshqet nga dora foshnja.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një qendër tregtare në qytetin kinez Changping, kurse siç raportojnë mediat kineze foshnja është shpallur e vdekur me të mbërritur në vendin e ngjarjes mjekët.

Sipas dëshmitarëve okularë, gruaja së bashku me burrin dhe fëmijët sapo kishin përfunduar drekën dhe po shkonin në shtëpi. /Telegrafi/