19 Gushti është Dita Ndërkombëtare e Humanizmit në mbarë botën dhe kjo ditë i kushtohet kryesisht vullnetarizmit, tolerancës,dhe ndihmesës ndaj njëri tjetrit.
Populli shqiptar është njohur ndër vite pikërisht për ndihmën që i ofrojnë njëri tjetrit, mirëpo humanizimi i tyre është zbehur dukshëm në vitet e fundit.
Kjo, duke e shndërruar ndihmën humane në një marketing e komercialitet.
Naser Pajaziti, profesor në Universitetin e Prishtinës ka thënë se tek populli shqiptar vullnetarizmi është më shumë i theksuar sesa te popujt e tjerë.
Megjithatë thekson se kjo shprehi është zbehur në vitet e fundit.