Telegrafi

Po xhironte videoklipin e ri reperi ekuadorian, kur prapa shpinës së tij humbi jetën një turist që kërceu nga ujëvara – kamerat filmuan gjithçka (Video)

Kur reperi nga Ekuadori, Diego Álvarez i njohur me emrin artistik Don Day, filloi të filmon videoklipin e ri në një lokacion atraktiv në afërsi të një ujëvare, nuk i kishte shkuar ndërmend se do të ndodhë një tragjedi e madhe që do ta filmojnë kamerat.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Carlos Pontoon, i cili kishte udhëtuar në Ekuador së bashku me një grup turistësh me të cilët kishte vendosur të kërcen nga ujëvara Laguna Salto de Oro, që ishte fatale për të, transmeton Telegrafi.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, në ato momente reperi Don Day po xhironte videoklipin më të ri. Ai në ato momente ishte i kthyer me shpinë kah uji, por bashkëpunëtorët e tij ishin ata që panë të riun duke kërcyer nga ujëvara.

Ata menjëherë i lëshuan pajisjet në tokë dhe u futën me vrap në ujë për ta shpëtuar Pontoon, por duket se ishte shumë vonë, pasi kërcimi kishte qenë për të fatal. /Telegrafi/