Një baba nga Colorado në SHBA, që vrau gruan e tij shtatzënë dhe dy vajzat e tyre për të qenë me dashnoren, sërish është duke mbajtur kontakte me të – pavarësisht se është në burg dhe po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.
Christopher Chris Watts është dënuar për vrasjen e gruas Shanan dhe vajzat Selest, 3-vjeçe dhe Belle, 4, kurse vrasjet makabre i kishte kryer që të mund të fillojë një jetë të re me dashnoren Nicole Kissinger, transmeton Telegrafi.
Trupat e tyre të pajetë i kishte hedhur në një fushë të naftës gjatë gushtit të vitit 2018, e tani po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një burg në Wisconsin.
https://twitter.com/BaileySarian/status/1378182477848530946?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1378182477848530946%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3658717%2Fna-dozivotnoj-robiji-ubio-trudnu-zenu-i-dve-cerke-da-bi-bio-sa-ljubavnicom-sada-se-iz-zatvora-ponovo-dopisuje-sa-njom
Tri vite pas që Nicole u zhduk dhe ndërroi emrin dhe identitetin, sërish ka vënë kontakte me vrasësin. Në fakt, Watts pretendon se është dashnorja e tij, por me një emër të ri – duke i shkruar letra në burg, e këtë e ka zbuluar një i burgosur që ndan qelinë me Wattsin që është identifikuar si David Carter.
“Më ka treguar se si ajo po i dërgon letra dhe se po bisedon me të, për të zgjedhur disa gjëra”, ka thënë Carter për Daily Mail.
Family killer Chris Watts 'back in touch with lover he killed wife and kids for'https://t.co/bACnlmUrH2 pic.twitter.com/hmpSQRSgs8
— The Mirror (@DailyMirror) April 1, 2021
Afera e tyre përfundoi muaj më parë para se Watts të shpallej fajtor për vrasjen e familjes së tij. Lidhjen e filluan kur gruaja e Chris dhe fëmijët ishin në pushime verore.
Pasi që Shanan shkoi për një udhëtim të shkurtër zyrtar, kur u kthye në shtëpi më 13 gusht, Christopher tashmë kishte ngufatur vajzën e tyre.
Chris Watts Back In Touch With Mistress He Murdered His Family For https://t.co/K2bVlZauvR pic.twitter.com/EnYFLN4cTg
— Baller Alert 🚨 (@balleralert) April 2, 2021
Watts në vitin 2019 kishte thënë se ende e dashuron të dashurën dhe se ajo po i shkruan me një emër të ri.
“Nuk do të duhej të kishte çfarëdo kontakti me të, por ajo po vazhdon t’i shkruaj”, ka shtuar i burgosuri që ndanë qelinë me vrasësin. /Telegrafi/