Telegrafi

Po vjen “Taki Taki”, Selena Gomez paralajmëron bashkëpunim me Cardi B, Ozuna dhe DJ Snake

Selena Gomez duket se po bëhet gati për krijime të reja muzikore.

Bukuroshja 26-vjeçare e ka xhiruar videoklipin e ri në bashkëpunim me DJ Snake, Cardi B dhe Ozunan.

Vet Selena ka postuar imazhe nga xhirimet e klipit duke shkruar se është kënaqur.

“Ishte kaq bukur”, u shpreh Selena në këto imazhe të publikuara nga xhirimet e klipit.

Besohet se ky projekt do të jetë ritmik dhe një hit i vërtetë. Titulli i projektit është “Taki Taki”.

Bashkëpunimet e mëdha për Cardi B janë të njohura, ajo pati sukses të hatashëm me “I Like it” dhe “Girls” ku të dy këto bashkëpunime ishin me disa artistë, e ky i fundit me dy artiste shqiptare. /Telegrafi/