Telegrafi

Po vjen një bashkëpunim interesant, Sabri Fejzullahu dhe Morena Taraku me projekt të përbashkët

Një bashkëpunim interesant po vjen në tregun muzikor shqiptar.

Kësaj radhe kanë pranuar të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, Sabri Fejzullahu dhe Morena Taraku.

Kështu së paku ka bërë të ditur bukuroshja përmes një llogarisë personale në Instagram.

“Diçka e bukur po vjen”, ka shkruar ajo duke mos dhënë ndonjë detaj tjetër rreth kësaj teme.

Theksojmë se këngëtari që muaj më parë festoi përvjetorin e pesëdhjetë të qenit në skenë, ka publikuar muajin e kaluar këngën më të re “Të përshëndes”.

Lexo po ashtu Morena Taraku me jetë përrallore në krah të milionerit iranian

Ndërkohë, modelja kohët e fundit është duke shijuar jetën në shtetin turk, ku edhe po bën karrierë artistike.

Ndryshe, dyshja do të sjell edhe këngë të reja ndaras për publikun e vetë gjatë këtij viti. /Telegrafi/