Një bashkëpunim interesant po vjen në tregun muzikor shqiptar.
Kësaj radhe kanë pranuar të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, Sabri Fejzullahu dhe Morena Taraku.
Kështu së paku ka bërë të ditur bukuroshja përmes një llogarisë personale në Instagram.
“Diçka e bukur po vjen”, ka shkruar ajo duke mos dhënë ndonjë detaj tjetër rreth kësaj teme.
Theksojmë se këngëtari që muaj më parë festoi përvjetorin e pesëdhjetë të qenit në skenë, ka publikuar muajin e kaluar këngën më të re “Të përshëndes”.
Ndërkohë, modelja kohët e fundit është duke shijuar jetën në shtetin turk, ku edhe po bën karrierë artistike.
Ndryshe, dyshja do të sjell edhe këngë të reja ndaras për publikun e vetë gjatë këtij viti. /Telegrafi/