MMV do të publikojë së shpejti projektin e ri i cili titullohet “Ghetto Geasy”.
Është ky një ndryshim i çuditshëm i reperit i cili lajmëroi projektin e ri me emrin e tij nën pseudonimin MMV.
Duket se nga tani ajo që ishte dikur shkurtesë e këngëve, MMV tash do të jetë pseudonimi i ri i liderit të Babastars dhe “Ghetto Geasy” do të titullohet kënga e re.
“Ma i madhi n’Ven” më parë ishte bërë album, por tash kënga e re “Ghetto Geasy” duket se simbolizon tjetër epokë të re të reperit që tash e tutje do të quhet MMV.
I konsideruar si ndër më të mëdhenjt e hip hopit ndër vite, ai u ka mbijetuar gjeneratave duke qëndruar në hap me kohën.
MMV klipin e ka paralajmëruar për 28 shtator në ora 19:00.
Videoklipin e ka punuar produksioni Mojo.
MMV pati një verë intensive me koncerte e turne, kurse së fundmi për pushime qëndroi në Kuba. /Telegrafi/