Pasi Gareth Bale dhe klubi mbretëror kanë arritur marrëveshje për një përtëritje të hershme të kontratës së tij deri në vitin 2021, Real Madrid tanimë duket se ka përgatitur edhe një të tillë për superyllin, Cristiano Ronaldo.
Sipas të përditshmes spanjolle Marca, Los Blacnos dëshirojnë që deri në fund të shtatorit të përfundojnë negociatat me sulmuesin portugez, përcjell Telegrafi.
Në këtë kontekst, sulmuesi 31-vjeçar pritet të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2018, nga dy vjet, me një opsion për një tjetër sezon.
Megjithatë, po sipas medieve të huaja, një rritje pagës së tij vjetore, e vlerësuar në 21 milionë euro në sezon, nuk është paraparë.
Kështu, mediat shkruajnë se një fund i karrierës së Ronaldos në Real është gjithnjë e më i mundshëm në vitin 2020, kur ai do të bëhet 35 vjeç.
Në Real, portugezi kishte ardhur në vitin 2009, kur erdhi nga Manchester United, për një shumë rekorde prej 94 milionë eurosh. /Telegrafi/