Telegrafi

Po vjen filmi rreth skandaleve seksuale të Weinstein, në rolin kryesor Malkovich

John Malkovich do të jetë aktori kryesor i një drame të frymëzuar nga skandalet seksuale të Harvey Weinsteinit që tronditën Hollywood.

Premiera botërore do të shfaqet në Londër gjatë verës së këtij viti kalendarik.

Duke folur në një program për BBC Radio 4, Malkovich e ka përshkruar rolin si “një farsë e zezë në lidhje me një sjellje shumë të keqe të manjatit të filmit”, raporton The Guardian.

John Malkovich

Aktori tha se kjo dramë shumë kujt nuk do t’i pëlqejë, por mendon se ky “është një skenar fantastik”.

I pyetur se si komedi mund të përgjigjet natyrës së tillë të rëndë të skandalit, të tilla si “Weinstein” Malkovich ka thënë “Shumë e dramave të mëdha shkaktojnë pyetjen nëse do të qesh apo të qaj? “.

Shfaqja është shkruar nga David Mamet gjersa Malcolm në të kaluarën ka bashkëpunuar me Weinsteinin në një film të vetëm.

I pyetur për të komentuar nëse kishte njohuri për sjelljet e mikut, Malkovich u përgjigj me “Kjo nuk është e vërtetë, ajo kurrë nuk ishte temë e një bisede”. /Telegrafi/