“Kjo ndjenjë nuk njeh gjuhë e as kufij”. Janë vetëm disa fjalë të këngës së njohur të çiftit Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.
Këta dy të fundit javë më parë kanë publikuar këngën “Dhurata”, e cila i dedikohet vajzën së tyre, Amelit.
Por, dyshja ka vendosur që gjatë festave të fundvitit këtë këngë ta sjellin edhe në versionin anglisht.
Lajmin e ka bërë të ditur Miriami përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram.
“Me datë 25.12 publikohet “More than a Song” versioni anglisht i këngës “Dhurata”. Kjo ndjenjë nuk njeh gjuhë e as kufij ndaj në këto ditë festash duam ta ndajmë këtë këngë me çdo prind e fëmijë kudo në botë”, ka shkruar Miriami.
Ndryshe, kënga e fundit është shikuar mbi 2.2 milionë herë në YouTube ndërsa nuk do të jetë edhe i fundit pasi që kanë paralajmëruar për projekte të reja edhe gjatë vitit 2018. /Telegrafi/