Site icon Telegrafi

Po vjen “bomba” e Stresit

Arkimed Lushaj, i njohur në publik si Stresi, do të vijë me projektin e tij të radhës.

Reperi për Telegrafin zbuloi se brenda pak ditëve do të filloj me xhirimet e videoklipit të ri.

“Pas datës 12 do të filloj xhirimet, nuk mund të flas shumë rreth këtij projekti, mund të them vetëm se bomba po vjen”, tha rep artisti duke paralajmëruar se për këtë projekt do të flitet shumë.

Kënga është solo dhe sipas Stresit në fillim të prillit do të jetë gati për publikim.

Ndryshe reperi nga Shqipëria ditë më parë u përfol rreth një lidhje dashurie, të cilën për Telegrafin e ka mohuar duke thëne se megjithëse nuk ka shoqe, vajza në foto është shoqe e tij./Telegrafi/

PO ASHTU LEXONI:  Stresi: Të dashur nuk kam, por pa femër nuk jam asnjëherë

Exit mobile version