Site icon Telegrafi

Po vjen bashkëpunimi mes Ronela Hajatit dhe Don Phenomit

Ronela Hajati para dy muajve ka sjell projektin më të fundit muzikor para fansave dhe publikut shqiptar.

Megjithatë, këngëtarja duket se nuk e ka ndërmend të ndalet me këngë të reja, të cilat do t’i sjell shumë shpejt.

Një prej tyre është edhe bashkëpunim me rep-artistin, Don Phenomin, të cilën gjë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes llogarisë personale në Instagram, ku numëron mbi 428 mijë ndjekës.

“01.06.2019 po vjen shumë shpejt”, ka shkruar Ronela sipër videos së publikuar ku shfaqen disa skena nga klipi i ri i artistëve.

Dyshja nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çka kanë përgatitur ata për publikun.

“Pa dashni” është projekti i fundit muzikor i Ronelës dhe deri më tani numëron mbi dy milionë shikime në kanalin YouTube ndërsa projekti i fundit i Don Phenom është “Ma e mira je” dhe deri më tani numëron mbi 600 mijë shikime. /Telegrafi/

 

Exit mobile version